E rëndë në SHBA, të shtëna pas ndeshjes së futbollit mes gjimnazeve, 3 viktima dhe 8 të plagosur

3 hours ago 17

Një tjetër sulm i rëndë me armë zjarri është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë herë në fund të një ndeshje futbolli mes fëmijëve të shkollave të mesme.

Bilanci flet për tre persona të vrarë dhe tetë të tjerë të plagosur në qendër të Misisipit.

Sipas mediave amerikane, 2 burra hapën zjarr ndaj një grupi prej 200 deri në 300 personash që po festonin fitoren e ekipit të tyre.

Të shtënat i parapriu një sherr mes disa personave, por efektivët ende nuk e kanë kuptuar se çfarë ndodhi.

“Ishte kaos, për t’ju thënë të vërtetën,” tha sherifi i kontesë Holmes Willie March, “të shtënat filluan dhe njerëzit filluan të vrapojnë.”

Episodi, i cili u shënua rreth 3 kilometra nga Lexington, ndodhi pas një loje futbolli në festën e shkollës së “Holmes County”.

Dy nga të vdekurit janë 19 vjeç, ndërsa viktima e tretë 25. Të plagosurit u transportuan me helikopter në spitalet lokale.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion për të dyshuarit.

Read Entire Article