Një fluturake pa pilot, me eksploziv, gjendet në territorin e Bullgarisë – thuhet se “kishte lidhje me luftën në Ukrainë”

1 year ago 19
Reklamë

Një dron me origjinë të panjohur dhe sipas informacioneve të pakonfirmuara me mjet shpërthyes është gjetur në brigjet e Tyulenovo, Bullgari.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturakja pa pilot është gjetur rastësisht mbrëmë vonë.

Nuk është e qartë se si droni përfundoi në bregun bullgar dhe gjithashtu nuk ka asnjë informacion për pronësinë e dronit.

Bulgaria sends a special unit to inspect and deactivate a drone carrying explosives which landed on Sunday evening in the Black Sea town of Tyulenovo https://t.co/MPbMEuEiOf pic.twitter.com/A2kwexGQlL

— Reuters (@Reuters) September 18, 2023

Sidoqoftë, pas informatave të marra nga ekipet e emergjencës, zona është rrethuar.

I pyetur nëse dihet origjina e dronit, kryebashkiaku i Shabla, Marijan Zheçev, komentoi se “nga sa shihet nga larg, është një nga ata që janë përdorur në luftën në Ukrainë”.

⚡️An unidentified drone carrying an 82-mm mortar mine crashed on the coast of 📷Bulgaria.

Bulgarian National Radio reports that the drone crashed on rocks near the village of Tyulenovo, 70 km from the border with Romania and across the sea from Crimea.

Ukraine Win:… pic.twitter.com/un4w37AxTI

— Slava Ukraini 🇺🇦 In Ukraine | News, Updates (@Heroiam_Slava) September 18, 2023

E ministri i Mbrojtjes, Todor Tagarev ka thënë se: “Ne me siguri mund të supozojmë se ai (droni) është i lidhur me luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës”.

Ndërkohë është bërë e ditur se një ekip i specializuar i Marinës neutralizoi pajisjen në orën 11:00 të mëngjesit të sotëm, më 18 shtator, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes. /Telegrafi/

Read Entire Article