Një gjerman për “Legjionarët”, UEFA cakton arbitrin për sfidën Itali-Shqipëri

4 months ago 12

Vetëm dy ditë para sfidës së parë për “Legjionarët” tanë, në Kampionati Evropian, UEFA ka zyrtarizuar edhe arbitrin që do të vendosë “drejtësi”, në sfidën ndaj Italisë, në mitikun e Dortmundit, “Signal Iduna Park”, me gjermanin, Felix Zwayer, i cili do të jetë arbitri kryesor i kësaj sfide tejet të nxehtë dhe që pritet të thotë shumë për fatet e dy përfaqësueseve, në këtë Evropian.

Gjatë kësaj përballjeje, 43-vjeçari do të ketë si ndihmës, dy gjermanë të tjerë, Stefan Lupp e Marco Achmuller. Daniel Siebert do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa një tjetër gjerman, Bastian Dankert do të jetë asisten i parë, në mbikqyrjen e sistemit VAR, me atë vetmin “të huaj” në këtë grup që do të jetë asistenti i Dankert, holandezi, Rob Dieperink.

Ndërakq, kutjojmë se Zëayer është një ndër arbitrat, që bëjnë pjesë në kategorinë elitare, të gjyqtarëve, të UEFA-s, teksa prej disa vitesh tashmë mabn edhe stemën e FIFA-s, duke e bërë kështu, një prej “dirigjentëve”, më të shquar të lojës, në këtë Kampionat Evropian, që do të zhvillohet në Gjermani, nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Read Entire Article