Një koalicion Vetëvendosje-PDK, ‘zbulohen’ takimet e fshehta mes dy partive

2 months ago 7
Reklamë

Politika

Nga: H.O. Më: 4 korrik 2024 Në ora: 20:51

Pamje nga takimi/ Arkiv

Nga takimet që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës, është përmendur një koalicion i mundshëm mes dy partive. E derisa Vetëvendosja është në muajt e fundit të mandatit qeverisës, mbetet të shihet nëse do të realizohet një koalicion i tillë.

Njohësi i ҫështjeve rajonale, Lulzim Veliu ka përmendur mundësitë e këtij koalicioni dhe ndër të tjera ka përmendur edhe takimet në mes këtyre dy partive, por që sipas tij nuk janë bërë publike.

Opozita aktuale për më shumë se tre vite sa vendi ynë qeveriset nga LVV, kanë fjetur dhe nuk kanë bërë asgjë në reformimin e tyre për të bindur elektoratin se u reformuam dhe u ndanë krimi e korrupsioni për ҫka edhe e humbën pushtetin në zgjedhjet e kaluara, gjatë gjithë kohës së opozitarizmit të tyre nuk arritën të ndërtojnë kauzë kundër pushtetit, por veprime vetëm sa për të thënë se janë opozitë apo vetëm sa për të kundërshtuar pushtetin e në disa raste edhe në kundërshtim me interesat e vendit siҫ ishte vendimi i PDK-së, për të mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare gjë që solli edhe dëme financiare për Kosovën”.

Image

Lulzim Veliu

“Dhe në një moment kur qeveria dhe kryeministri të shtyrë nga presioni ndërkombëtar ishin të gatshëm të bashkojnë votat me opozitën për një votëbesim të qeverisë, erdhi takimi Kurti-Krasniqi, dhe pas takimit, PDK mori vendim për t’i votuar të gjitha ligjet e refuzuara më herët, ndërsa pjesa tjetër e opozitës nuk iu bashkua takimit dhe kërkoj dorëheqjen e kryeministrit. Ka pasur edhe takime të tjera në mes LVV dhe PDK që nuk janë bërë publike”, vlerëson analisti Veliu.

comment

Read Entire Article