Një legjendë si Berat Gjimshiti, mbrojtësi shqiptar ngriti lartë trofeun e Ligës së Evropës

4 months ago 10

Atalanta e ka fituar Ligën e Evropës, duke triumfuar 3-0 përballë Bayer Leverkusenit, në një ndeshje që e kontrolloi nga fillimi deri në fund.

Berat Gjimishiti ishte kapiten i Atalantas në këtë ndeshje, duke e udhëhequr skuadrën për 90 minuta pa pranuar gol.

Atalanta fitoi përballë Bayer Leverkusenit që nuk kishte pësuar humbje në 51 ndeshje, fal tre golave të Ademola Lookman.

Pas medaljeve ishte momenti i medaljeve, ku presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ia dhuroi trofeun, kapitenit të bergamsve, Berat Gjimshitit.

🏆 A first European final and a VICTORY!

💙🖤💙 Complimenti @Atalanta_BC!@EuropaLeague | #UELfinal | #UEL pic.twitter.com/R1zkfBS9z0

— UEFA (@UEFA) May 22, 2024

Si lider i vërtet, Gjimishiti e afroi trofeun te dy kapitenët e tjerë, Rafael Toloi dhe Marten de Roon, që nuk ishin pjesë e lojës së sotme.

Të tre bashkë ngritën lartë trofeun e parë evropian të Atalantas në histori të klubit.

L’Atalanta soulève officiellement le trophée de la Ligue Europa 2023-24 🏆😍#ATAB04 | #UELFinal pic.twitter.com/8EjzI7wS3D

— CANAL+ Foot (@CanalplusFoot) May 22, 2024

Gjimishit pa dyshim është një nga lojtarët më të mirë shqiptar, ndërsa si kapiten arriti që ta dërgojë në EURO 2024 edhe Shqipërinë. /Telegrafi/

Read Entire Article