Një makinë është përplasur me autokolonën e presidentit Biden

10 months ago 8

Një incident ka ndodhur gjatë largimit të presidentit amerikan Joe Biden nga selia e fushatës së tij në Wilmington, Delaware, kur një makinë është përplasur me autokolonën që ruanin presidentin amerikan.

Makina më pas u përpoq të vazhdonte në një kryqëzim të mbyllur, por Shërbimi Sekret reagoi menjëherë duke e rrethuar automjetin, si dhe duke e udhëzuar shoferin të ngrinte duart lart, përcjell Telegrafi.

Presidenti Biden ndaloi i habitur, përpara se të futej përsëri në makinën e tij të blinduar dhe të kthehej në shtëpi.

Nga kjo ngjarje presidenti dhe zonja e parë Jill Biden mbetën të palënduar.

Ndërkaq, Shërbimi Sekret ende nuk ka komentuar rreth ngjarjes dhe masave të marra për të siguruar presidentin dhe autokolonën e tij. /Telegrafi/

Read Entire Article