Marshim-protestë në Shkodër, Bardhi: Shprehim mosdakordësinë për pushtetin që ka marrë krimi

1 month ago 899

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, e cilësoi si një organizim qytetar marshim protestën që po zhvillohet në Shkodër, 3 ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 3 persona humbën jetën, si pasojë e një atentati mafioz.

Në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në Neës24, Bardhi tha se çdo qytetar duhet të shprehë mosdakordësinë e tij ndaj pushtetit që ka marrë krimi i organizuar. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se kjo në Shkodër është më evidente për shkak edhe të lidhjeve mes krimit dhe politikës.

“Ngjarja që ndodhi pak ditë më parë krijon terror. Sot jemi në një tubim paqësor për të kundërshtuar pushtetin që krimi i organizuar të marrë, jo vetëm në Shkodër, por kudo në Shqipëri. Secili prej nesh duhet të protestojë”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article