Një nga simbolet e persekutimit komunist, Daut Gumeni lëshon deklaratën: Rama Kryeministri më i mirë i shqiptarëve

1 week ago 16
Reklamë

Për Daut Gumenin, Edi Rama është kryeministri më i mirë dhe më i pranueshmi duke e krahasuar me 9 kryeministrat që kanë qenë që nga ’90-ta. I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Gumeni tregon se përse është habitur kaq shumë nga Rama.

Çfarë lloj kryeministri është Edi Rama, zoti Gumeni? Duke e krahasuar edhe me kryeministrat paraardhës, se ju jeni edhe njohës i mirë i historisë.

Unë nuk dua të trazohem me ata që e kishin hanxharin në kokë dhe do ta bënin punën me sezbën se trembeshin nga ai që mbante hanxharin. Me këta që kanë ardhur pas asaj ngjarjes që thamë që e fituan demokracinë me një miting, ai që është më i durueshmi është ky që është tani.

Kryeministri më i mirë? Janë 9 kryeministra pas ‘90-ës, Fatos Nano, Ylli Bufi, Vilson Ahmeti, Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama. Ju thoni që Edi Rama është më i mirë se këta?

Nga këta që qarkullojnë është më i pranueshmi. Është më i duruari dhe mua më ka habitur.

Ka një diskutim për zotin Rama. Ajo që nuk kishin parashikuar disa, jo vetëm gazetare e analistë, por edhe politikanë, ishte raporti i Ramës me ndërkombëtaret.

Nuk ka si ai. Ndërkombëtarët me aq pak përvojë që kam unë nga takimi me ata, nuk i gënjen dot siç bënte ky brigadieri. Ata të vendeve të qytetëruara duan të flasësh dhe të sillesh ashtu siç je. Ky vete lirshëm, prandaj e duan ata sepse nuk kanë parë ndonjë kryeministër shqiptar të pangrefosur sa t’i zihet fryma. Duke qenë artist e tepron dhe me protokollin se nuk mund ta shkelësh protokollin për të qenë origjinal.

Read Entire Article