Një vajzë 15- vjeçare është goditur me thikë në autobusin e shkollës dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia britanike ka mbërritur menjëherë në vendngjarje sapo ka marrë informacionin e parë për incidentin e ndodhur në autobusin që transportonte adoleshentët për në shkollë mëngjesin e sotëm Wellesley Road në Croydon, në jug të Londrës.
Pavarësisht përpjekjeve të oficerëve të policisë dhe Shërbimit të Ambulancës në Londër, fatkeqësisht adoleshentja ka ndërruar jetë në vendngjarje në orën 09:21.
Kryeinspektori Andy Brittain, tha: “Mendimet tona të menjëhershme janë me familjen e kësaj vajze të re që po përballet me lajmin më tragjik. Oficerët tanë janë me familjen e vajzës për t’i mbështetur. Unë jam në kontakt me komunitetin lokal, i cili është qartësisht i shqetësuar sa edhe ne për këtë incident tragjik.
Policia ka bërë një arrestim pa dhënë detaje se kush është personi i arrestuar.
“Duke vepruar në bazë të informacionit të dhënë atyre, oficerët gjithashtu punuan ngushtë me kolegët e Transportit për të gjurmuar një adoleshent në lidhje me therjen me thikë. Mund të konfirmoj se një arrestim u bë rreth orës 09:45 në zonën e Croydon. Ne besojmë se vajza mund ta ketë njohur vrasësin”, shtoi kryeinspektori, Brittain.
Top Channel