“Një pjesë e jona sillet akoma rrugëve, e frikësuar nga drejtësia”, Basha në 33 vjetorin e themelimit të PD: Kjo parti është e shqiptarëve!  

10 months ago 31

Në 33 vjetorin e themelimit të PD, Lulzim Basha në fjalën e tij, u shpreh ndër të tjera se askush nuk do të mund ta bëjë pis këtë ngjarje historike.

Basha tha se PD është e Shqipërisë, ndërsa shtoi se “në këtë përvjetor një pjesë e jona sillet akoma rrugëve, e verbuar nga interesi personal e frikësuar nga gjykimi i historisë e trembur nga dora e drejtësisë”.

Fjala e Bashës:

Jemi mbledhur sot bashkë per te kujtuar një ditë te shënuar jo vetëm për ne, demokratët, por për të gjithë qytetarët shqiptarë.

33 vite me pare, në 11 dhjetor 1990, 343 firmëtare dorëzuan nëminsitrinë e drejtësisë së asaj kohe peticionin për të regjistruar themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Partinë e parëqë shenoi ardhjen e demokracisë dhe pluralizmit shqiptar, qe coi drejt përmbysjes së regjimit 45 vjecar komunist ne Shqipëri.

Ata 343 firmëtare të parë të themelimit të Partisë Demokratike, pedagogë, studentë intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë, nuk përfaqësonin vetëm kurajon e tyre, nuk përfaqësonin vetëm maturinë dhe inteligjencën e tyre; ata përfaqësonin aspiratën e një shoqërie të tërë, aspiratën e të rinjve shqiptare për liri dhe demokraci.

Pikërisht për këtë arësye, Partia Demokratike e Shqipërisë, 11 dhjetori si dita e themelimit të saj, është një nga ngjarjet më tëbukura dhe me domethënese në historinë e popullit tone.

Askush, asnjëherë, nuk do të mund të beje pis ngjarjen historike të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Askush dhe asnjeherë, nuk do të mund ta fshije sakrificën e themeluesve të saj qe nga Tirana e deri ne skajin me te larget te Shqiperise.

Askush dhe asnjeherë, nuk do të mund ta përvetësojë historinë e saj.

Sepse Partia Demokratike e Shqipërisë, është partia e shoqërisësë lirë shqiptare, është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e ëndrrës së madhe të një kombi te tere për liri.

11 dhjetori i viti 1990 do të jetë gjithmonë data e lirisë shqiptare, data e demokracisë së saj.

Ndaj sot, ne 11 dhjetor, është dita për të nderuar dhe për të falenderuar gjithe themeluesit e Partisë Demokratike, gjithe atanjerez të lirë që donin zhvillimin e Shqipërisë dhe prosperitetin e saj. Partia Demokratike ishte lëvizja e parë politike që kishte nëvizionin e saj liritë politike, civile dhe ekonomike te shqiptareve, ishte drita e parë e shpresës per një Shqipërie të hapur, per njëShqipërie demokratike.

E di qe ne kete pervjetor nuk jemi aty ku do te donim te ishim!

E di qe ne kete pervjetor nuk i kemi ne krah te gjithe!

E di qe ne kete pervjetor shume nga njerezit qe punuan dhe kontribuan per partine, nuk jane ketu me ne.

E di qe ne kete pervjetor jemi zhgenjyer nga shume per te cilet vetem kemi dhene keto vite.

E di qe ne kete pervjetor nje pjese e jona sillet akoma rrugeve, e verbuar nga interesi personal e frikesuar nga gjykimi i historise e trembur nga dora e drejtesise!

E di qe sot shume qytetare pyesin: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?

Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare,

Eshte partia e vlerave euro-atlantike është partia e Shqipërisë pluraliste është partia e rinisë europiane shqiptare.

Në këtë datë të shënuar të pervjetorit te themelimit, Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne!

Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha per te gjithe ne ketu, Por që në peshoren e kohës janë vetëm nje çast; Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjeçare si demokrate

Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjeçare si njerez te lire,

Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjecare si pro-perendimore

vetem nje çast ne historine tone qindra-vjecare si shqiptare patriote qe mbi Shqiperine nuk vendosim asgje dhe askend!

PO, ne kemi bere zgjedhjen tone:

NE KEMI ZGJEDHUR SHQIPERINE!

NDAJ SOT, NE 33 VJETORIN E SAJ, NE DEKLAROJME ME KOKEN LART PRA CDOKUJT QË PYET: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?

Partia Demokratike ESHTE E SHQIPERISE!!

Çdo gje qe bejme si parti politike, cdo objektiv qe i vendosimvetes, cdo qellim qe duam te realizojme: eshte per Shqiperine dhe per shqiptaret. Eshte per te miren e tyre dhe te familjeve te tyre!

Sot ju themi shqiptarëve se po përfundojmë programin tonë qe ta clirojme dhe ta forcojme ekonomine tonëqe t’ju japim më shumë mundësi për punësim

qe ta rrisim mireqenien tuaj personale dhe familjare

qe te krijojme kushte per ta mbajtur ketu rinine tone te talentuar!

Keto nuk jane premtime te medha: keto jane PLANET TONA KONKRETE!

NE DUAM TI BEJME ATO REALITET PER JU!

NE E DIME SHUME MIRE SESI ATO BEHEN REALITET!

Kemi punuar, kemi gabuar por edhe mësuar. Ejani jepni kontributin në partinë tuaj

Ne keto 33 vite, ne kemi arritur shumë por kemi bërë edhe shumë gabime.

Ne kemi pesuar shume, por edhe kemi mesuar shume!

Logon dhe firmen e partise sone e mbajne mbi ngjarjet tërëndësishme për Shqipërinë:

E mban anëtarësimi në NATO, prej te cilit te gjithe ju bashkeqytetare ndiheni sot me te sigurt

E mban levizja e lire pa viza kudo ne Europe, një ëndërr e bërërealitet për miliona shqiptarë

E mbajnë projekte te medha infrastrukturore anembane vendit, te cilat ju te dashur qytetare i perdorni perdite.

Sot, ne 33 vjetorin e themelimit tone, duhet ta themi pa asnjëndrojtje që Partia Demokratike e Shqipërisë në këto 33 vite nuk e permbushi detyren e saj ndaj pronarëve, nuk e permbushi detyren e saj ndaj të përndjekurve, nuk e permbushi detyren e saj për vlerësimin e kontributevehistorike.

Prandaj shumë prej tyre, që ndoshta janë edhe në këtë sallë, me të drejtë janë ndierë të nëpërkëmbur, janë ndier të ofenduar, janëndier të tradhtuar në kauzat e tyre për të cilat kjo parti u formua.

Në emrin tim, në emrin të gjithë anëtarëve të saj sot kam njëthirrje për të gjithë ata që në këto 33 vite janë larguar nga Partia Demokratike:

Për të gjitha ata kontributore themelues të saj dhe cdo person qëtë djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vitë nuk janë ndier në shtëpine tyre, bashkohuni me Partinë Demokratike të Shqipërisë,

Ejani jepni kontributin tuaj të cmuar ashtu sikurse e keni dhënënë vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite.

Partia Demokratike e Shqipërisë është partia e themeluesve tësaj,

është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e të përndjekurve dhe e pronarëve, është partia partia e njerezve të lirë eshte partia e vlerave euro-atlantike eshte partia e interesit kombetar te shqiptarëve. Partia demokratike është familja juaj ne ju mirepresim te gjitheve!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article