Një sulm me dron ukrainas shkaktoi një zjarr të madh dhe dëmtoi cisterna të shumta me karburant – në një depo nafte të Rusisë

3 months ago 6
Reklamë

Një sulm me dron ukrainas shkaktoi një zjarr të madh dhe dëmtoi cisterna të shumta të mbushura me karburant në një depo nafte në rajonin Krasnodar të Rusisë, thanë të premten zyrtarët rajonalë.

Guvernatori i Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, theksoi të premten në mëngjes në Telegram se zjarri në qendrën e naftës në rrethin Temryuk ishte duke u shuar dhe se kishte viktima, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Overnight, 🇺🇦 Neptun missiles hit the ferry crossing and the oil terminal of the port “Kavkaz” in the Krasnodar region, russia — @GeneralStaffUA reports.
This infrastructure was used by the enemy for logistics and supply of the army.
Also, attack UAVs hit another oil terminal in… pic.twitter.com/es00gbz1tA

— Defense of Ukraine (@DefenceU) May 31, 2024

“Tri cisterna me derivate janë dëmtuar dhe djegur. Zjarri aktualisht është duke u shuar”, ka shkruar ai.

Atje thuhet se ka të lënduar në mesin e punonjësve të depove të naftës dhe ata po marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë punonjësit e mbetur janë evakuuar.

An oil depot in the Temryuksky district of Russia’s Krasnodar region was attacked by drones last night, Russian Telegram channels report.

A fire broke out at the oil depot. 3 tank cars with oil products were burning and damaged, the local governor said. pic.twitter.com/dhqY5qFWHv

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) May 31, 2024

Sulmet me dronë ukrainas ndaj rafinerive të naftës dhe infrastrukturës energjetike në tokën ruse janë shtuar që nga fillimi i vitit.

Kievi filloi një fushatë për të penguar prodhimin e benzinës, e cila nxit ekonominë e luftës së presidentit Vladimir Putin.

Good morning sunshines 🌞
Enjoy your ☕ and let’s Go 🤩 🤙
Krasnodar Territory, Russia ❗
Boom 💥 Bavovna 🔥🔥🔥💨
Massive raid of drones on Kuban this night. On the night of May 31, 29 aircraft-type UAVs and 5 Neptune anti-ship missiles were destroyed and intercepted, the… pic.twitter.com/xkw1ksf6Qs

— LX (@LXSummer1) May 31, 2024

Të paktën 13 sulme të suksesshme janë kryer në rafineritë ruse të naftës gjatë konfliktit deri më tani, duke synuar disa nga më të mëdhatë në vend, sipas inteligjencës ushtarake ukrainase.

Ndërkohë disa pamje që qarkullojnë në mediat sociale duket se tregojnë zjarrin në depon e naftës në Krasnodar. /Telegrafi/

Read Entire Article