Një tjetër dështim për United

10 months ago 29
23:50 23/12/2023

“Djajtë e Kuq” u mundën në transfertë nga Ëest Ham 2-0, humbja e tetë sezonale për ekipin e Ten Hag

Vazhdon kriza e Mançester United që u mposht 2-0 nga Ëest Ham.

Skuadra e Erik ten Hag bëri një paraqitje të mirë në pjesën e parë, por u ndëshkua në të dytën, me vendasit që përfituan nga gabimet e miqve.

Në të 72’, çekiçët kaluan në avantazh me anë të Bouen. Goli i dytë erdhi 6 minuta më pas nga Kudus.

Në vazhdim, për vendasit ishte e thjeshtë që të menaxhonin rezultatin.

“Djajtë e kuq” nuk kanë arritur që të shënojnë gol në katër ndeshje radhazi për herë të parë që nga nëntori i vitit 1992, kur Alex Ferguson i dha fund pritjes së tyre të gjatë për titullin.

United pësoi humbjen e tetë në këtë sezon, ndërsa presioni mbi trajnerin Erik ten Hag sa vjen edhe shtohet. Uest Hem shkon në 30 pikë në rendtije, duke lënë pas United me 2 më pak.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article