“Një vit më parë 40 plumba do të qëllonin godinën e Top Channel” – nis ndryshe spekatkli i BBVA në kujtim të të ndjerit Pal Koka

6 months ago 13

Mbrëma e sotme shënoi fillimin e një tjetër sezoni të “Big Brother VIP”, spektakli i madh që mban të mbërthyer audienca në Shqipëri dhe larg saj.

Mirëpo, përpara se të niste loja dhe argëtimi, drejtuesi i programit, Ledion Liço, nisi mbrëmjen në një notë reflektimi dhe kujtesë.

Liço kujtoi ngjarjen tragjike që tronditi Top Channel dhe gjithë Shqipërinë një vit më parë, kur godina e mediave u sulmua dhunshëm me armë zjarri duke shkaktuar humbjen e jetës së rojes Pal Kola. “Një vit më parë 40 minuta pas mesnate, 25 plumba do të qëllonin mbi studiot e Top Channel,” nis Liço, duke përshkruar tmerrin e asaj nate.

Akti i pamatur që i mori jetën Kolës, siç thekson ai, qëndron ende si një plagë e pazbardhur dhe si një sulm i drejtpërdrejtë në fjalën e lirë.

Me një mesazh të fortë dhe prekës, Liço dërgoi një uroj që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në vend dhe shprehu dashurinë dhe përkrahjen për familjarët e Pal Kolës, të cilët ende ndjejnë dhimbjen e humbjes.

Ai vlerësoi guximin dhe përkushtimin e stafit të Top Channel dhe të “Big Brother VIP”, të cilët nën hijen e kësaj ngjarje të rëndë, vazhduan punën me besim të pacënueshëm dhe mbështetje të pandalur, duke ofruar argëtim dhe informacion për publikun.

Me këtë moment kujtese dhe solidariteti, Ledion Liço vendosi një ton të veçantë të nisjes së sezonit të ri të “Big Brother VIP3” – një sezon që synon të sjellë jo vetëm argëtim por gjithashtu të kujtojë se sa thelbësore është të vlerësojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në kohë sfidash, si dhe rolin vital që luajnë mediat e lira në shoqëri. /Telegrafi/

Read Entire Article