Një vrimë e madhe u hap në mes të kryqëzimit – për çudi rusi nuk e vuri re, gati sa nuk ra brenda saj

3 months ago 8
Reklamë

Një video po qarkullon në rrjetet sociale nga qyteti i Uryupinsk, në rajonin e Volgogradit, ku një vrimë e madhe u shfaq në mes të kryqëzimit.

Qytetarë të shumtë kanë vendosur të përjetësojnë skenën e pazakontë dhe kanë “kapur” momentin kur një shofer i pakujdesshëm për pak ka humbur jetën.

Mbetet e paqartë se si ai nuk e vuri re gropën përballë tij dhe për fat të mirë u përplas me rrotën e majtë të përparme.

Kalimtarët i kanë ardhur në ndihmë dhe ai ka lënë mjetin nga dera e pasagjerit.

Në video dëgjohen njerëz të shqetësuar duke bërtitur “dilni nga ana tjetër”.

Mediat lokale raportuan se toka ishte shembur mbi sistemin e ujërave të zeza dhe se rehabilitimi kishte filluar. /Telegrafi/

Read Entire Article