Njerëz të pushtetshëm, biznesmenë të përfshirë në krim/ Altin Dumani tregon fazat e hetimeve

11 months ago 12
Reklamë

Kreu i SPAK, Altin Dumani iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për disa nga çështjet më të bujshme që janë në dorë të kësaj strukture.

Dumani është pyetur disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarje të tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje, por pa dhënë shumë detaje për fazat e hetimit.
Kryeprokurori ka treguar për skuadrat e përbashkëta të hetimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe po bashkëpunohet me autoritetet e Amerikës Latine. Ai tregoi se ka pasur rritje të numrit të sekuestrimeve pasurore dhe procesimeve penale.

A ka njerëz të pushtetshëm të përfshire në ngjarje kriminale?
“Është thënë publikisht që janë gjetur komunikime në aplikacionin SKY. Ka pasur aludime për lidhje të personave të pushtetshëm në krim”
A ka përpjekje për të hequr emra të rëndësishëm nga çështjet hetimore?
“Absolutisht që jo. Kush do i heqë? Si mund të ketë manipulime”
Operacioni Metamorfoza, në Strasburg është arrestuar Behari. Kur do të ekstradohet?
“E kemi dërguar kërkesën për ekstradim. Presim finalizimin e procedurave.”
A do të ekstradohet Laert Haxhiu?
“Po punohet”.
Familjaret e Ervis Martinaj kanë dorëzuar një celular, çfarë po bën SPAK për këtë?
“Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetojmë.”
Marrëveshja me Dubain për ekstradimet? Fondet publike që janë në hetim dhe personat që fshihen atje?
“E kam ngritur unë u pari si shqetësim mungesën e marrëveshjes së ekstradimit me Emiratet e Bashkuara Arabe ne Parlament. Shpresoj për progres, ngjarja më e fundit ishte ndalimi dhe lënia e lirë e Josifit.”
Arrestimi i Leonard Dukës në Belgjikë, në çfarë faze është ekstradimi?
“Nuk e kam këtë informacion.”
Do të kemi një bilanc të punës së prokurorëve. Sa çështje heton secili? Sa është numri i çështjeve?
“Unë e kam bilancin personalisht, shoh volumin e secilit prokuror. Ne vlerësohemi nga KLP, një prokuror është në fazë vlerësimi aktualisht. I takon KLP vlerësimi.”
Kanabisi në Berat, bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal? Në çfarë faze janë hetimet
“Hetimet po vazhdojnë. Nuk mund të them më shumë.”

Read Entire Article