“Njeri i suksesshëm, i kujdesshëm…!”, lajmi pozitiv për Kosovën – ja çfarë pritet nga shefi i ri i NATO-s

2 months ago 15
Reklamë

Ende pa u bërë një vit nga vizita e tij në Kosovë, Mark Rutte mori besimin e vendeve aleate për të qenë Sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Kryeministri holandez, përpos një periudhe kur pati skepticizëm për liberalizimin e vizave, në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën në aspiratat e saj në integrim dhe ka takuar disa herë liderët e shtetit.

Te kryeministri i Holandës, Mark Rutte, autoritetet në Kosovë shohin një partner me të cilin mund të bisedojnë për një gamë të gjerë çështjesh - nga avancimi i vendit në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian deri te siguria dhe stabiliteti afatgjatë.

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli juristi Blerim Burjani, i cili e vlerësoi si shumë pozitiv emërimin e Ruttes.

Por, sipas tij, që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, duhet që ta njohin shtetet mos njohëse.

Image

Blerim Burjani

“Për t’u bërë shtet anëtar i NATO-s duhet që Kosovën ta njohin edhe katër shtete të NATO-s, kjo nuk varet shumë nga individët sa varet nga ata që kamë ndikim përfundimtar në këtë aleancë më të madhe ushtarake, Kosova duhet të ecë përpara, Mark Ruttes është një njeri i suksesshëm, i kujdesshëm dhe i përgatitur mirë shumë për të përkrah vendime të mëdha të kësaj aleance”.

Krahas kësaj, juristi pret bashkëpunim të ngushtë me Rutten.

“Natyrisht bashkëpunimi do të jetë i madh me Rutte dhe kjo duhet të na bëjë të lumtur.

Na duhet më shumë të bëjmë për veten, se ata si miq gjithmonë do t’i kemi aty afër, politika kosovare sidomos ajo ushtarake duhet të përafrohet sa më shumë me shtetet e NATO-s”, përmbylli Blerim Burjani për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article