Njiheshin para se të hynin në BBVK – Gani Gërmia ka qenë pjesëmarrës në klipin e Adrit dhe Ilirianës

9 months ago 8

Gani Gërmia, i njohur si një nga personazhet më karizmatikë të Big Brother VIP Kosova, vendosi të largohet të martën nga spektakli me vetëdëshirë pasi është ndier nën presion të madh.

Ky lajm ka bërë bujë në media dhe ka sjellë vëmendjen e publikut mbi karrierën e tij dhe veprimet e fundit brenda shtëpisë së BBVK.

Ganiu, i cili u bë shpejt një figurë shumë e diskutueshme dhe shpesh kontroverse për sjelljen dhe deklaratat e tij në shtëpi, ka vendosur që ambienti brenda BBVK nuk i shërbente më qëllimit të tij dhe shëndetit mendor.

Gani Gërmia (Foto: Visar Dërmaku/Instagram)

Në TikTok, ka qarkulluar së fundmi një video e vjetër që ka vënë në pah një fakt interesant rreth të shkuarës së Gani Gërmisë, emri i vërtetë i të cilit është Visar Dërmaku.

Vieoja në fjalë është nga klipi “Nuse” i çiftit Adri dhe Iliriana, të cilët gjithashtu janë banorë të Big Brother VIP Kosova. Gani Gërmia, në atë kohë, ishte pjesë e skenave të klipit, duke përcjellë një lidhje miqësore me ta që para hyrjes në BBVK.

Ky zbulim ka shtuar një shtresë të re në profilin e Ganiut, duke treguar se marrëdhëniet e tij me konkurrentët datojnë qysh para se ata të bëheshin pjesë e familjes së BBVK 2.

Largimi i vetëdijshëm i Ganit nga BBVK ka shkaktuar një reagim të ndarë midis fansave, ku disa e kanë përkrahur vendimin e tij për t’u marrë me shëndetin dhe mirëqenien personale, ndërsa të tjerë janë shprehur të zhgënjyer për mungesën e një personazhi që solli kaq shumë debat dhe energji në spektakël. /Telegrafi/

Read Entire Article