Njihuni me ambasadorin e ri britanik në Tiranë/ Abbott: Do të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme

1 week ago 32
Reklamë

Nicholas Abbott është ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, ndërsa në një video-mesazh ai shprehet se është i gëzuar që do të jetë në Tiranë për fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Jam këtu për ta ngritur partneritetin tonë në lartësi të reja. Ne kemi një themel të fortë, kësisoj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme së bashku”, shprehet diplomati britanik.

Në vijim ai shprehet për ndërtimin e një partneriteti të vërtetë dhe për një të ardhme të ndritur.

“Ky është misioni ynë”, shprehet Abbott, duke shtuar “ne kemi disa evente emocionuese në horizont”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article