Njoftim i rëndësishëm, punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde

4 months ago 6

Ka disa javë që ka filluar rinovimi i fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe punimet po ecin për mrekulli.

Tanimë janë vendosur nxehmjet që do të jenë nën barin hibrid që do të vendoset së shpejti.

I pari i Federatës së Futbollit kosovar, Agim Ademi ka publikuar një tjetër foto nga stadiumi Fadil Vokrri, ku ka njoftuar për ecurinë e punimeve.

Ai ka njoftuar se vendosja e barit hibrit do të vendoset javën tjetër dhe punimet po kryhen në kohë rekorde.

“Punimet në fushën e stadiumi ‘Fadil Vokrri’ po kryhen në kohë rekorde. Javën tjetër bëhet vendosja e barit hibrit”, ka shkruar Ademi. /Telegrafi/

Read Entire Article