Noka akuza Presidentit: Erdhi si ministër propagande, jo si faktor uniteti! Mosbindja cilive është e vetmja zgjidhje

9 months ago 24
17:45 15/01/2024

Flamur Noka i PD-së deklaroi jashtë ambienteve të Parlamentit se ndryshimi i vetëm në këtë seancë parlamentare ishte se u thellua kriza mes mazhorancës dhe opozitës. Ai e cilësoi Presidentin Bajram Begaj si faktor destabiliteti, duke theksuar se është shndërruar në “ministër propagande”.


“Sot Presidenti u pa qartë para qytetarëve, ai erdhi si ministër, jo si faktor uniteti. Sot Edi Rama nuk bëri asgjë më shumë veçse e thelloi skandalin në raport me opozitën Presidenti ishte faktor destabiliteti me prezencën e tij, ja psë mosbindja civile është e vetmja zgjidhje.”

I pyetur për praninë e dy ambasadorëve të huaj në Kuvend, Noka u shpreh: Absolutisht Presidenti nuk pranohet nga opozita si ministër propagande! Për sa kohë mazhoranca ashpërson masat ndaj opozitës, më thoni ku është vendi për tryezë. Tryezën duhet ta thirrte Presidenti, duhet të kthente ligjin për komisionet hetimore, rregullorja e re është diktaturë. Kur vjen lexon hartime, është ministër propagande. Presidenti i drejtohet me akte Kuvendit, jo me hartime. Nëse do ta luante detyrën e tij kushtetuese, opozita do ta respektonte. Ka vetëm një ndryshim nga viti i kaluar, opozita është më e dhunuar.

Po a pati komunikim me Lulzim Bashën, i cili ishte i pranishëm sot në sallë?

“Ju po më flisni për marionetat e pushtetit”, përfundoi Noka./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article