Noka nuk lejon deputeten të flasë, Berisha-mazhorancës: Beteja s’ka për të ndalur, këtu do jemi!

10 months ago 21
Reklamë
17:36 30/10/2023

Teksa Flamur Noka nga radhët e PD-së nuk ka lejuar deputeten e PS-së të flasë, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar të turpshme situatën e krijuar sot në Parlament.


“Këtu do jemi, beteja s’ka për të ndalur”, paralajmëroi kryedemokrati.

Berisha: Ky është parlamenti i Edi Ramës i cili funksionon për Gardën e jo si institucion për deputetët. Histori turpi, histori horrash! Asgjë s’do mund të kaloni, ta dini të qartë se beteja jonë s’ka për të ndalur. Këtu do jemi, këtu do jemi!

Ishin opozitarët ata të cilët që në nisje të seancës krijuan debate me palën tjetër politike, duke kërkuar në mënyrë ultimatumi që Garda të dalë nga salla./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article