Noka paralajmëron protestë ditën e hënë: Dalim para parlamentit të bllokuar

9 months ago 15

Deputeti demokrat Flamur Noka ka paralajmëruar nga mbledhja e Këshillit Kombëtar se ditën e hënë mbështetësit e Sali Berishës do të zhvillojnë një protestë para Parlamentit.

“Të hënën ne dalim në protestë te Parlamenti që Rama ka bllokuar, sepse ai është kuvendi i përfaqësuesve të popullit opozitar, të popullit shqiptar, jo të Lindës së radhës.

Sonte, të hënën dhe çdo ditë, ne dalim te Rruga e Shpresës për t’i thënë jo burgosjeve politike. Ne dalim kundër porosive dhe pritave që zbaton SPAK-u për hatër të Edi Ramës.

Të hënën ne mblidhemi për t’i thënë shqiptarëve dhe botës se, pse Amerika e dënon McGonigalin për tradhti dhe korrupsion, por SPAK, kantautorin, bashkëautorin dhe bashkëfajtorin e agjentit të FBI, e lejon të dalë e të shesë dokrra, si luftëtar i anti-korrupsionit?!

Të hënën ne dalim për t’u thënë, për të njëmijtën herë, shqiptarëve dhe botës se, Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pronarë faktikë të inceneratorëve dhe, se duhen hetuar si të tillë.

Ne dalim për të mos lejuar që pushteti i Ramës të nxjerrë jashtë ligjit forcën e parë të pluralizmit, Partinë Demokratike. Për të mos lejuar që Rama i etërve të burgosë dhe dënojë, me këlyshët e rilindur të Sigurimit, liderin historik, jo vetëm të forcës sonë, por të pluralizmit shqiptar”-tha Noka në fjalën e tij.

Top Channel

Read Entire Article