Deputeti i PD Luan Baçi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, komentoi faktin që Berisha është shpallur non grata.
Baçi theksoi se ish-kryeministri është shpallur non grata pa akuza dhe pa prova. Sipas tij, 95 përqind e demokratëve e duan Berishën kryetar të PD-së. Baçi tha se si zonja Malltezi, ashtu dhe anëtarët e tjerë të PD kanë të drejtë të garojnë për të qenë në krye të Partisë Demokratike.
Luan Baçi: Sali Berisha është shpallur non grata pa prova. Berisha është një lider i sinqertë dhe kërkon hapur që të tregojnë aktet e tij korruptive. 95 përqind e PD njeh për lider Sali Berishën. Berisha është kryetar i PD, zgjedhur me një anëtar një votë. Të flasësh për kreun e PD është një diskutim i tepërt, sepse Berisha është kryetar dhe nuk ka lindur domosdoshmëria për të pasur kryetar. Në kushtet që jemi, nuk ka diskutim për liderin, diskutimet bëhen në studio televizive. Kryetarin e përcakton statusi.
Edhe zonja Malltezi si anëtare e PD ka të drejtë të garojë dhe kushdo që ka dëshirë të garojë. Berisha është nën hetim dhe në arrest shtëpie pa akuzë. GJKKO duhet të lërë të lirë Berishën, është domosdoshmëri për demokracinë dhe pluralizmin në vendin tonë. Edhe sikur Berishës t’i digjet mandati, sërish boomerang do u kthehet, sepse mazhoranca do ketë mllefin e demokratëve. Kushtetuta thotë se mandati digjet, kur një deputet nuk shkon në parlament pa arsye, por Berisha kërkon të shkojë në parlament.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb