Not në liqenin e akullt/ Siberi, të apasionuarit sfidojnë temperaturat minus 35 gradë celsius

9 months ago 44
Reklamë

Në qytetin siberian të Novosibirskut të apasionuarit për notin në ujëra të akullta sa vjen e bëhen më të shpeshtë.

Liqeni i këtij qyteti tashmë i ngrirë plotësisht çahet me kujdes nga një profesionist në një sipërfaqe të vogël për t’ju lejuar të apasionuarve të zhyten në të.

Temperaturat e ajrit atje janë rreth minus 35 gradë Celsius, por ky nuk është një shqetësim për këta njerëz, për shumicën e të cilëve, noti në liqenin e akullt është kthyer në një pasion të pazëvendësueshëm.

Një grua e quajtur Viktoria e ka herën e saj të parë dhe pasi e provon thotë se ishte një nga eksperiencat më ekstreme dhe më interesante që ka provuar.

Ndërsa programuesi rus Vyatcheslav Goryunov thotë se  “Të lahesh në minus 35 (Celsius) nuk të fal asnjë gabim. Nëse në minus 10 gradë celsius thotë ai mund të zhvishesh ngadalë dhe të vishesh po ashtu pas notit në liqen, në minus 35 duhet të bësh gjithçka shumë shpejt, duhet të kesh gjithçka gati”.

Anëtari i klubit dimëror të notit Sergei Mischenko thotë se ky sport kaq ekstrem i është kthyer në të pazëvendësueshëm.

“Për dikë që është mësuar me të, tashmë është një ndjesi e këndshme, një gëzim, jam fiksuar me të. Të bëhet e mërzitshme të jetosh pa të.”

Top Channel

Read Entire Article