Notat e legjionarëve, Gjimshiti, Bajrami dhe Shpendi morën vlerësime mjaft pozitive për paraqitjen e tyre në Serie A

11 months ago 8
Reklamë
17:48 28/09/2023

Futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit bënë paraqitje të mira në sfidat e luajtura në Serie A.

Nedim Bajrami gjeti golin kundër Interit. Mesfushori i Sasuolos u vlerësua me notën 7 nga “Gazzetta dello Sport” për parpaqitjen e tij në sfidën kundër Interit.

Dueli i tij ishte me regjisorin zikaltër Çalhanoglu.

Bajrami arriti në shumë raste që t’i përvidhej rivalit turk. Ai impenjoi Sommer me një të djathtë nga 20 metra, e për pak sa nuk arriti që të shfrytëzonte fjetjen e turkut në kthimin e topave pas.

Te zikaltrit mesfushori tjetër kuqezi Kristjan Asllani nuk u aktivizua nga trajneri Simone Inzagi.

Berat Gjimshiti ishte lideri i mbrojtjes në fitoren që Atalanta mori kudnër Veronës në tarfertë.

Mbrojtësi i kombëtares u vlerësua me notën 7. Falë sigurisë së tij përfitoi e gjithë prapavija bergamaske.

Ai tregoi përqendrim, i pakalueshëm për sulmuest Bonazoli dhe Ngonge. Për më tepër që iu afrua golit të dytë me një tentativë me kokë.

Empoli i shqiptarëve mori fitoren e parë në Serie A.

Portieri Etrit Berisha e nisi titullar dhe tregoi siguri me pritjet e tij. Vetëm në një rast, atij i erdhi shtylla në ndihmë, ndërsa u vlerësua me notën 6.

Mbrojtësi kuqezi Ardjan Ismajli qëndroi në stol për shkak të një dëmtimi.

Në ofensive, vlerësime mori sulmuesi i Shpresave Stiven Shpendi.

Ai mori notën 7, ndërsa krijoi vazhdimisht rrëmujë në mbrojten e Salernitanës.

Klubi toskan do ta ketë në pronësi pas dy sezoneve e nëse vazhdon me të tillë ritëm, do të jetë një nga sulmuesit më të rrezikshëm.

Mesfushori i Leçes Ylber Ramadani u vlerësua me notën 5.5 për paraqitjen e tij në sfidën kundër Juventusit. Lojtari kuqezi ishte regjisori në mesfushën me dy dhe energjia dhe idietë nuk i munguan.

Në vazhdim, ritmi i tij ra, ndësa mori karton të verdhë për ndërhyrjen kundër Faxholit.

Mbrojtësi Elseid Hysaj zëvendësoi Lazarin në minutën e 80. Ai mori notën 6 për paraqitjen e tij, ndërsa sistemi VAR anuloi një penallti të dhënë pas dyshieme të prekjes së topit me dorë.

Armando Broja u aktivizua në minutën e 87 në fitoren që Çelsi mori kundër Braiton në sfidën e raundit të tretë të Karabao Kap.

Në shtesë, Enzo Fernandez i dha atij në passim të mirë, por aksioni u ndal pasi anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje.

Kjo solli edhe acarimin e trajnerit Mauricio Poçetino, që u ndëshkua me karton të verdhë për ankesën e tij.

Klan News


Read Entire Article