Notat e lojtarëve, Barcelona 3-1 Napoli: Raphinha dhe Gundogan më të mirët

7 months ago 19

Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Napolin në ndeshjen e kthimit me rezultat 3-1.

Golat në këtë takim për katalanasit i shënuan Ferminm Lopez (15), Joao Cancelo (17’) dhe Robert Leëandoëski (83’).

Tek Napoli golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili në minutën e 30-të si një sulmues i vërtetë u gjend mirë në zonë për ta çuar topin në rrjetë.

Lojtari më i vlerësuar në këtë takim sipas Sofascore ishte Raphinha që mori notën 8.4, ndërsa pas tij me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Ilkay Gundogan (8.1) dhe Joao Cancelo (7.9).

Ndërkohë tek mysafirët lojtari më i vlerësuar ishte Alex Meret (8.1), ndërsa paraqitje të mira patën edhe Khvicha Kvaratskhelia (7.6), Matteo Politano (7.4) dhe Amir Rrahmani (7.0).

Dështimi në këtë ndeshje doli të jetë danezi Jesper Lindstrom që mori notën 6.0.

Notat e lojtarëve të të dyja ekipeve:

Read Entire Article