Deputeti i PD-së Arbi Agalliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Partia Demokratike zyrtare nuk është dhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.
“Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve. Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit”, shkruan Agalliu.
Postimi i deputetit demokrat Arbi Agalliu:
Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.
👉Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve.
👉Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit.
👇S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.
(balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb