“Nuk do ndalemi në bllokimin e Kuvendit”, deputeti Tritan Shehu: Mazhoranca duhet të tërhiqet, të respektohet Kushtetuta

10 months ago 7

Deputeti demokrat Tritan Shehu ishte këtë të enjte i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, ku foli për miratimin e buxhetit në seancën e sotme plenare, si dhe kaosin në të cilin është futur Kuvendi javët e fundit.

Ai deklaroi se nuk do të tërhiqen nga bllokimi i foltores dhe pengimi i seancave, deri në momentin që mazhoranca sipas tij do të respektojë Kushtetutën.

“Ne kemi një parlament anormal. Anormaliteti ka filluar nga mosrespektimi i rregullave të parlamentarizmit. Tani duan të ndryshojnë dhe rregulloren dhe duan të fusin në ligj dhe dënimin e deputetëve. Është një absurditet i shkruar, me ca rregulla fashiste.

Kjo betejë është në radhë të parë për qytetarët, dhe jo për deputetët.

Unë hem që me lëvizje qytetare nëse mazhoranca nuk tërhiqet.

Parlamenti do bllokohet pafundësisht deri sa të krijohen kushtet për funksionimin normal. Të vendosim rregullat e parlamentarizmit dhe të ecim para”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article