“Nuk dua ta lë sportin me pengje”, Luiza Gega: Presioni i publikut është i madh! Këshilla që i ka dhënë e ëma

1 week ago 42
Reklamë

Luiza Gega, kampione Evrope në garën e 3000 metrave me pengesa ishte e ftuar në “Living Room” në Vizion Plus me moderatoren Brunilda Lahe.

Atletja tha se nuk dëshiron të ketë pengje në momentin që do të lërë sportin.

Luiza Gega: Edhe në një moment kur te lë sportin nuk dua të kem pishmane, qoftë për mënyrën se si stërvitem, dedikimin që i jap kësaj që bëj. Nuk dua të them pse nuk u mundova pak më shumë sepse e di që kam bërë maksimumin tim qoftë si stërvitje dedikimi, përkushtimi çdo gjë. Më është dashur që të stërmundohem 5- fish më shumë qe të arrij rezultatet.

Nga ana tjetër, atletje thotë se shpesh e ndien presionin e publikut. Kjo e bën që shpesh herë para garave të jetë e ngarkuar, pasi ka frikë se nuk do të përmbushë pritshmëritë e publikut.

Luiza Gega: Presioni nga ana e publikut është tepër i madh sidomos pas fitores dhe shpalljes së rezultateve gjithmonë pesha e publikut është shumë e vështirë për tu mbajtur. E pyesja shpesh veten: A do të arrij ta mbaj nivelin? Si do shkojë gara? A do e kenë ata vëmendjen tek unë apo jo? Shpesh ma thonin që tani “Luiza duam medalje botërore, olimpike” dhe kështu dashje padashje edhe pse mundohesha të isha e qetë përsëri ngarkohesha.

Ndërsa e ëmra i kërkon që të lërë sportin. Por Luiza Gega nuk ndihet ende gati.

Luiza Gega: Mami me thotë shpesh qe je e lodhur po sikur ta mbyllësh nga pak, por që patjetër kur unë të ndihem e realizuar patjeter që do filloj ta paksoj çdo gjë. Fjala e parë që më tha ishte:  Ke bërë mjaft, askush nuk ka bërë sa ty, ke arritur me shumë mund./vizionplus.tv

Read Entire Article