“Nuk duhet të jemi të papërgatitur”, publicisti vjen me paralajmërimin e fortë - ja çka mund të ndodhë nëse Trump vjen në pushtet!

1 month ago 9
Reklamë

Njëjtë si në BE, këtë vit zgjedhje do të ketë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen në nëntor 2024.

Nisur nga fakti se SHBA janë aletatët më të mëdha të Kosovës dhe shqiptarëve, atëherë natyrisht që do kenë ndikim të madh.

Në rikthim i Trumpit në pushtet është përfolur tash e një kohë të gjatë, si dhe fakti se nuk do ishte lajm i mirë për Kosovën dhe procesin e dialogut të saj me Serbinë.

E në lidhje me këtë çështje, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli publicisti Milaim Nela.

Fillimisht, ai u shpreh se shumëçka do varet nga zgjedhjet në SHBA, ku tha se nëse vjen Trump në pushtet do ketë qasje të re.

“Shumëçka do varet nga rezultati i zgjedhjeve në Amerikë.

Nëse do kemi nje administratë Trump, do të duhet të kemi një qasje krejt të re ndaj Kosovës për të shpresuar në zhvillime pozitive, pasi në administratën Trump 1 ashtu si pararendësi i tij kishim një mungesë totale të vëmendjes ndaj Kosovës dhe mbi të gjitha nje mungesë njohjeje të problematikes shqiptare e kjo u pa dhe u reflektua edhe në tesktin e draft marrëveshjes së shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë”.

Por, që edhe për administratën e demokratëve, Nela kishte disa kritika, të cilat ishin të fokusuar te ndikimi i George dhe Aleks Soros.

Image

Milaim Nela.

“Nëse do kemi nja vazhdimësi të administratës aktuale të demokratëve sërish do të shikonim një politikë Amerikanë të ndikuar fort nga Fondacioni për Shoqëria të Hapur i George dhe Aleks Soros. Ne e kemi parë hijen e këtij të fundit sa në Beograd, Tiranë apo Prishtinë dhe ndikimi i tij për mua ka qenë tejet negativ për faktorin shqiptar të cilin e ka dobësuar jashtë mase”, nënvizoi ai.

Po ashtu, publicisti vuri theksin te rëndësia e aleancës me SHBA-në, derisa tha se duhet t’i rikthehemi fuqishëm lobimit në institucionet amerikane.

Sipas tij, nuk duhet të jemi të papërgatitur, pasi përkrahjen amerikane nuk mund ta marrim si të mirëqenë.

“Ajo që unë do të dëshiroja nga politika shqiptare veçanërisht në Kosovë që të mos presim çfarë do të ndodhë në Bruksel apo Uashington por duhet t’i rikthehemi fuqishëm lobimit në institucionet amerikane e europiane me të njëjtin intensitet siç bëmë në vitët 80të e 90të të shekullit të kaluar, sepse pavarësisht se Kosova e ka fituar lirinë, shtetësia e saj nuk është definuar plotësisht e çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjidhur.

Në nuk guxojmë ta marrim përkrahjen amerikane të mirëqenë sepse gjeopolitika dhe interesat e fuqive të mëdha janë në lëvizje dinamike të vazhdueshme e në nuk duhet të kapemi gafil e të papërgatitur sepse jemi komb i vogël”, përfundoi Milaim Nela për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article