“Nuk duhet të pritet janari”, kërkohet urgjentisht largimi i Miroslav Lajçakut

2 months ago 7
Reklamë

Tani edhe zyrtarisht, Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur edhe formalisht mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025.

Sipas BE-së, vazhdimi i mandatit të Lajçak edhe për pesë muaj, erdhi pasi BE dëshiron të sigurojë që në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të mos ketë vakum derisa pritet të emërohet pasardhësi i tij.

E këtë po e quan lajm të keq për Kosovën analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

Image

Gani Qarri

"Vendimi disa muaj pasi Lajçak, ishte emëruar ambasador nga muaji shtator në Zvicër, nga Këshilli i Ministrave të BE-së që ndërmjetësit pro-serb Lajçak, ti vazhdohet zyrtarisht mandati si emisar i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, deri në fund të janarit të vitit 2025, është vërtet lajm i keq për Kosovën, pasi që vet Lajçak me qëndrimin e tij publik pro-Serbisë, e ka pamundësuar një sukses të pritshëm për përfarimin mes dy vendeve dialoguese Kosovë-Serbi", thotë Qarri.

Sipas tij, Lajçak tashmë e ka treguar hapur qasjen e tij pro Serbisë në dialog.

"Andaj vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së që Lajçakut ti vazhdohet mandati si emisar i dialogut deri në fund të janarit të vitit 2025, është vetëm vazhdim i improvizimit dhe humbjes kohë në dialog, kur dihet botërisht anshmëria e skajshme e Lajçakut në procesin e deritashëm dhe pozicionimi i hapur i tij, në favor të Serbisë, me presion të vazhdueshëm jo parimor dhe tepër të pa drejtë ndaj Kosovës", shprehet Qarri.

"Në anën tjetër, nga zhvillimet më të reja pas zgjedhjeve të fundit në BE, emërimi i pasardhësit të Lajçakut është i lidhur me procedurën për emërimin e udhëheqësve të rinj në institucionet e BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, andaj Lajçak mbetet përkohësisht në detyrë.

Përndryshe misioni i deritashëm i Lajcakut me pozicionimin e njëanshëm dhe mbështetjen e hapur ndaj palës sebe, është dëshmuar si mision i dështuar dhe është kritikuar publikisht, jo vetëm nga zyrtarët e shtetit të Kosovës, por në disa raste edhe nga europarlamentarët e përbërjes së kaluar të Parlamentit Evropian", shton analisti Gani Qarri.

Për fund, Qarri thotë se Kosova duhet ta kërkojë urgjentisht largimin e Lajçakut nga posti i ndërmjetësuesit ne dialog.

"Diplomati Sllovak i ka shkuar aq shumë për shtati politikës hegjemoniste të Serbisë, sa që nuk ka pasur asnjëherë përplasje, paralajmërim apo ndonjë formë kushtëzim nga ana e BE-së kundër Vuçiqit dhe shtetit serb, për mos zbatmin dhe bllokimin e marrëveshjeve, madje nuk ka pasur as ndonjë reagim serioz nga Lajcak, as pas sulmit terroristë të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjë të Zveçanit, ndaj Kosova duhet urgjentisht të kërkojë largimin e tij nga dialogu!", përfundon analisti Gani Qarri për "Bota sot".

comment

Read Entire Article