Nuk e lejoi Konjufcën në takim, kritikohet Osmani: Ishte në kundërshtim me misionin e presidentes së vendit!

1 month ago 11
Reklamë

Të mërkurën që kaloi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me krerët e partive politike në Kosovë, temë e këtij takimi ishte data për zgjedhjet e rregullta, të cilat pritet të mbahen në vitin 2025.

Por, ajo që ra në sy dhe më pastaj u komentua, ishte mungesa e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kishte ‘autorizuar’ Glauk Konjufcën që të merrte pjesë, dhe për këtë gjë Osmani tha se, ftesa ishte ndaj kryetarëve të partive e jo ndaj përfaqësuesve të tyre.

“Të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel kryetarësh dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjuca, shprehu gatishmëri të vijë sot në takim. Mirëpo, meqë krejt partitë ishin të njoftuara se ky takim konsultativ është vetëm për nivel kryetarësh, këtë parim e kemi mbajtur për të gjithë dhe ai e zbatoi me mirëkuptim. Kryetari i LVV-së nuk ka qenë në takim. Ne nuk i dimë arsyet. Mund ta pyesni atë drejtpërdrejt. Mund të shkoni në zyrën e tij dhe ta pyesni”, u shpreh Osmani.

Por, a bëri shkleje Osmani me mospranimin e Konjufcës, flasin njohësit e kësaj fushe.

Curri: Në parim nuk do duhej të refuzohej përfaqësuesi i ndonjë subjekti politik

Image

Agron Curri

Avokati Agron Curri në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se refuzimi i Konjufcës nga presidentja është i pa bazuar juridikisht dhe po ashtu në kundërshtim me misionin e preisdentes së vendit.

“Në parim nuk do duhej të refuzohej përfaqësuesi i ndonjë subjekti politik pasi që konsultat për çështjen e zgjedhjeve bëhen me parti politike dhe kushdo që është përfaqësuesi, ai përfaqëson qëndrimin e partisë përkatëse dhe jo të tijin personal.

Refuzimi i Konjufcës, si përfaqësuses i partisë më të madhe dhe i cili po ashtu është kryetar i Kuvendit, është i pa bazuar juridikisht dhe në kundërshtim me misionin e presidentes së vendit”, deklaron Curri.

Burjani: Presidentja e ka dasht që Kurti t’i vjen në takim e jo dikush tjetër

Image

Blerim Burjani

Edhe juristi Blerim Burjani, për këtë çështje thotë se presidentes nuk i takon të caktojë pjesëmarrës se kush duhet t’i shkojë në takim, sepse kjo nuk është e pranueshme në pikëpamje kushtetuese.

Ai, ngreh hipotezën se ka “çarje” në raportin Kurti-Osmani, duke hamendësuar se si do të shkojnë gjërat më tutje.

“Kjo i bjen se raportet nuk janë të mira Kurti-Osmani, dhe ai po refuzon ta takojë atë, duke dërguar dikë tjetër, mendoj se Vjosa apo presidentja nuk cakton pjesëmarrës që duhet të shkojnë në takim, kjo nuk është e pranueshme në pikëpamje kushtetuese, pra mund të interpretohet si politikë, por jo mandat kushtetues dhe rol uniteti që duhet të luajë presidentja, pra nuk është e arsyshme të kërkojë kush duhet të përfaqësoj VV në takim.

Mendoj se ka përshkallëzim të relacioneve të raporteve Kurti -Osmani dhe se për pazare politike në mes VV dhe ndonjë koalicioni me partitë aktuale opozitare, VV mund të shkarkojë atë dhe i jep pozitën e presidentit dikujt nga koalicioni i ardhshëm, ajo dihet se ka mandatin pesëvjeçar”, shprehet ai.

Tutje, ai ka shtuar se marrëdhëniet mes Kurti dhe Osmanit nuk kanë qenë kurrë të mira, duke thënë se Osmani ka punuar vetëm për karrierën e saj politike.

“Si presidente e deritashme thjesht e përbërë politikisht ka përfaqësuar vetëm interesin e vet, madje as me Kurtin e as me Gërvallën, nuk u marrë aq për të treguar afërsi, kjo po dihet ardhja në pozitën e presidentes ishte dhurata më e madhe që ka mund dikush nga politika t;ia bëj, pra ajo ishte me fat të madh politik dhe këtë pozitë e ka marr si dhuratë politike që ka tejkaluar njohurit e saj dhe pjekurinë e saj për politikën dhe shtetin.

Presidentja ka dasht që Kurti t’i vjen në takim e jo dikush tjetër, raportet as më herët nuk kanë qenë si duhet, por Kurti kishte bërë gabimin më të madh që kishte pranuar ta bëjë një presidente që e do shumë karrierën dhe karriera ka rëndësi më të madhe se raportet politike, nëpër partitë aktuale parlamentare apo uniteti shtetëror, por Kurti në atë kohë ishte shumë i nervozuar në opozitën aktuale dhe kërkonte çfarëdo alternative tjetër për koalicion dhe këtë e bëri me listën Guxo, një subjekt që nuk ekziston, apo ekziston në letra dhe regjistër të KQZ-së, por jo në terren politik”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article