‘Nuk është lojë e ndershme’ – Tebas sulmon Real Madridin pas pretendimit të tyre për gjyqtarët

11 months ago 10
Reklamë

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka folur për Real Madrid të cilët pëmes kanalit të tyre zyrtar kanë akuzuar gjyqtarin për një vendim të diskutueshëm.

Real Madridi ka shfaqur episodet e diskutueshme të ndeshjeve në mënyrë të rregullt këtë sezon.

Pas një prej ndeshjeve, ata madje treguan ‘prova’ se Barcelona është e favorizuar shpesh nga gjyqtarët këtë sezon.

Më parë, Real Madrid TV ishte kryesisht për trashëgiminë e klubit, dokumentarë historikë të lidhur me futbollin, taktikat dhe gjëra të tilla. Tani po përdoret në një mënyrë tjetër.

Për këtë ka reaguar i pari i La Ligas, Javier Tebas, duke thënë se La Liga nuk ndikon në garë.

“Ajo që Real Madrid TV po bën nuk është Fair Play. Të thuash se ndikon në garën [La Liga] është shumë e ekzagjeruar. Unë nuk do ta thosha këtë”, deklaroi Tebas.

Barcelona sot është akuzuar se ka dhënë ryshfet për gjyqtarët. /Telegrafi/

Read Entire Article