Nuk është Messi nuk ka festë, Inter Miami turpërohet para tifozëve të vet

7 months ago 7

Lionel Messi ka vendosur të pushoj në sfidën mes Inter Miamit dhe CF Montreal.

Sulmuesi argjentinas ishte lënë në tribunë nga trajneri Tata Martino dhe kjo i ka kushtuar skuadrës së tij.

Por përderisa nuk është Messi në fushë sigurisht që do të mungoj edhe festa për Inter Miamin që kanë pësuar humbje turpëruese nga CF Montreal me rezultat 2-3 edhe pse ishin favorit i madh për ta fituar takimin në letër.

El 1️⃣1️⃣ inicial #MIAvMTL | 5PM ET | 📺 #MLSSeasonPass on @AppleTV pic.twitter.com/MXKbbvdyYj

— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) March 10, 2024

Leonardo Campagna dhe Jordi Alba shënuan golat për Inter Miamin, derisa Alvarez, Sunusi dhe Coccardo realizuan golat për skuadrën mysafire.

Kjo ishte humbja e parë këtë sezon për Inter Miamin në MLS, pasi deri më tani kanë shënuar dy fitore dhe një barazim.

Skuadra e Messit ndodhet në vendin e parë të Konferencës së Lindjes me 7 pikë, sa kanë edhe Montreal Impact, New York Red Bulls, Columbus Crew dhe Toronto FC. /Telegrafi/

Read Entire Article