“Nuk jam i paduruar”/ Rama mesazh BE: Anëtarësimi i Ukrainës të mos jetë kërcënim për vendet e Ballkanit Perëndimor

1 year ago 22
Reklamë

Për Ramën, “i gjithë procesi i pranimit nuk është që ne të bindim BE-në që jemi të mirë për ta, por të transformojmë vendet tona”.

Kryeministri shqiptar, megjithatë, kërkoi që planet e BE-së për Ukrainën të mos ndikojnë në anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në union.

Së pari dua të them që nuk jam aspak i paduruar. Isha i padurueshëm përpara se të hapeshin negociatat sepse ishte sikur Evropa po na thoshte që ne duam të martohemi me ju, por nuk duam t’iu flasim ju.

Tani që po flasim, jemi mirë. Ne do të bëjmë punën tonë sepse në fund të fundit i gjithë procesi i pranimit nuk është që ne të bindim BE-në që jemi të mirë për ta, por të transformojmë vendet tona. Dhe negociatat për mua janë transformimi i dijeve për shtetformimin që ka krijuar nonjëherë njerëzimi.

Por, duke iu kthyer dëshirës, unë nuk dua të tingëllojë si i errët këtu, por po dëgjoja Dritanin, nga vendi i qejfit dhe i diellit, dhe ai përmendi diçka shumë të rëndësishme.

Ka një qëndrim natyral edhe duhet të jetë i tillë sepse BE-ja është një aspect natyral shumë i rëndësishëm, një princip shumë i rëndësishëm dhe pikërisht si një vend i paqes dhe vlerave, thotë se Ukraina duhet parë si një vend i mundshëm anëtar. Mirëpo, do të dëshiroja që anëtarësimi i Ukrainës të mos jetë kërcënim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kur po fliste Dritani, po e shikoja dhe po thoja me vete, kush duhet të sulmojë kë në këtë panel për të marrë anëtarësimin në BE bashkë me Ukrainën.

Bullgaria mund të sulmojë më mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia-Kosovën, Bosnja veten pa asnjë problem. Ne nëse pyesim grekët që të na bëjnë nderin edhe ata do ta bëjnë me shumë kënaqësi. Mali i Zi mund të shullehet në diell, kështu që ne mund të jemi të gjithë gati për t’iu bashkuar trenit me Ukrainën.

Prandaj këtë do ta përmblidhja në këtë formë. E di që duket pak e errët, por pas kësaj historisë me avionin rus…”- tha Rama.

Top Channel

Read Entire Article