“Nuk ka asgjë politike!”, Berisha komenton deklaratën e Krajës: Mashtrues i rëndomtë…

10 months ago 6
12:46 19/12/2023

Prokurori i SPAK Arben Kraja tha në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Mandateve se procesi gjyqësor ndaj Sali Berishës nuk ka asnjë lidhje me politikën.


“Të jeni të bindur që nuk ka asgjë politike. Në jetën time nuk jam marrë ndonjëherë me politikë, as më shkon në mendje të merrem me politikë dhe as do bëhem kurrë politikan”, theksoi Kraja.

Këtë deklaratë, kryedemokrati Berisha e cilësoi mashtrim, pasi sipas tij prokurori është në “shërbim të partisë në pushtet dhe mban detyrën aktuale në kundërshtim me ligjin.”

“Ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kandidati për deputet i PS nuk mund të thotë gjë tjetër veçse mashtrime. Ndaj a ia vlen të komentojmë ne këtu për një mashtrues të rëndomtë që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë. Që nuk ka as ligj dhe as moral edhe për faktin se është shkarkuar me ligjin e lustracionit, në fakt iniciativë e ish-presidentit Sali Berisha, ai nuk ka tagër të merret me problemet që u mor dje apo në vazhdim. Ndaj kjo është përgjigjja ime për të. Përgjigjja e saktë. Ky është problemi. Ai del e paska thënë që nuk jam marrë me politikë. Po nuk është politikë të hysh në listat e kandidatëve? Po a nuk ishte armë politike Sigurimi i Shtetit? Ishte arma më politike e Partisë së Punës së Shqipërisë. Më e besuara. Të mos thotë, kaq!”, tha Berisha./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article