Nuk ka fitues në pjesën e parë mes Liverpoolit dhe Arsenalit

10 months ago 8

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1  pjesa e parë në duelin mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

45 minutëshi i parë ishte i tëri një spektakël për tifozët e pranishëm në stadium, me shumë raste për gol për të dyja skuadrat.

Arsenali mori avantazhin përmes Gabriel Magalhaes (4’) i cili shënoi për 1-0 me kokë pas asistimit të Martin Odegaard.

GABRIEL MAGALHAES GOAL

HOLD THAT ALISSON pic.twitter.com/BPzFg80NZo https://t.co/o1EzFl5euS

— S👻 (@scrapytweets) December 23, 2023

Fillimisht u desh ndihma e VAR-it për të konfirmuar pozitën e brazilianit dhe më pas ndeshja rifilloi nga mesi i fushës.

Liverpooli iu afrua barazimit kur Mohamed Salah (14’) goditi rrjetën e jashtme të portës së David Raya.

Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme, Liverpooli e gjeti golin e barazimit në minutën e 29-të përmes Mohamed Salah që shënoi për 1-1 pas asistimit të bukur nga Trent Alexander-Arnold.

⚽️ GOAL | Liverpool 1-1 Arsenal | Mohamed Salah

pic.twitter.com/1sOZe417CA

— AnfieldIndex (@AnfieldIndex) December 23, 2023

Mbetet të shihet se çfarë do të garantojë pjesa e dytë e këtij takimi, por duke marrë për bazë pjesën e parë, një “luftë” e madhe pritet të zhvillohet mes këtyre dy skuadrave, për të rrëmbyer tri pikët./Telegrafi/

Read Entire Article