“Nuk ka qetësi në Kosovë, pa u ndaluar…”/ Veprimtari vjen me emrat që paguhen nga Beogradi, zbulon qëllimet e tyre!

2 months ago 6
Reklamë

Njohja reciproke po vazhdon të jetë një nga pikat më të kërkuara gjatë procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

E një normalizim të raproteve nuk po e sheh as i dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit James Rubin, pa njohje.

Zyrtari i lartë amerikan, i cili luajti një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovës, thotë se aktualisht ka shqetësime për mënyrën se si qeveria e Kosovës po luan rolin e saj në aspektin diplomatik, duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e asociacionit.

E në lidhje me këtë temë dhe kërkesës për Asociacion nga ana e Serbisë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Ai thotë se njohja reciproke ka qenë sugjerim aprovues nga presidenti Biden.

Image

Idriz Zeqiraj

Zeqiraj shpjegon në hollësi dy gabimet që Kosova bëri në lidhje me Asociacionin.

“Këmbëngulja jonë e kohshme , me sugjerimin aprovues të Presidentit Biden, "dialog me njohje reciproke", do të ishte e barazpeshuar, me obligimet që ka Kosova, në trajtimin e barabartë të komuniteteve pakicë në Kosovë. Dy gabimet tjera të radhës që bëri Kosova, lidhur me të ashtuquajturin Asociacion, janë:

1) Kosova ka qenë dhe mbetet njëetnike. Por, ndërkombëtarët hileqarë këmbëngulën dhe, dhunshëm, e bënë multietnike, në letra, me qëllim që ta favorizonin, kryesisht, pakicën serbe në Kosovë. Pra, nuk duhej pranuar të bisedohet për Asociacion -njëetnik-. Dhe, për këtë duhej referuar Kushtetutës së vendit, e cila përjashton çfarëdo Asociacioni njëetnik.

2) Kryeministri Kurti bëri një propozim logjik: Ta bëjmë Asociacionin siç e bëri Kroacia për serbët e saj, edhe pse në krahasim me Kroacinë, në Kosovë serbët janë pakicë minore. Megjithatë, rasti ishte i ngjashëm, dy shtete të ndara nga Federata jugosllave. Pse u hesht ky propozim?! Pse duhet të veprohet ndryshe nga Kroacia”, shpjegoi ai.

Më tej, veprimtari tergon disa nga planet që Serbia e përkrahur nga Rusia ka.

Sipas tij, Rubin me këtë deklaratë është duke krijuar një përsërtije klishe, e huazuar nga propaganda shurdhuese e BE-së.

“Pas dështimit të takimit te negociatorëve Bislimi-Petkoviq, Kurti i devalvoi të gjitha marrëveshjet e panënshkruara, si letra boshe e pavlerë. Dhe, mirë bëri. Dhe, këtë duhet ta mbajë, sepse rrethanat kanë ndryshuar tërësisht:

a) Kur BE-ja deklaroi se Asociacioni duhet bërë dhe SHBA e mbështetën me aprovim, serbët në Kosovë, Mal të Zi, Beogradi zyrtar dhe Moska zyrtare e zuzare, festuan krijimin e -Republika Srpska- brenda Kosovës. Gëzimin nuk e fshehen, duke thënë se po i bashkohemi "Botës serbe".

b) Këto ditë Serbia mbajti Kuvendin e "Botë Serbe", me të gjithë përfaqësuesit e serbëve të Ballkanit. Pra, qëllimet dhe synimet e Serbisë, janë shpërfaqur hapur e pa ekuivoke. Ajo donë bashkimin e serbëve, bashkë me territorin ku jetojnë. E kësaj mendje është edhe aleatja politike dhe biologjike Rusia mëmë e tyre.

Koordinatori i posaçëm James Rubin tha se "aktualisht ka shqetësime, për mënyrën se si qeveria e Kosovës po e luan rolin e saj në aspektin diplomatik, duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e Asociacionit". Me këtë deklaratë sikur ka një farë përsëritje klishe, e huazuar nga propaganda shurdhuese e BE-së. Sepse Kosova ka përmbushur rolin diplomatik kur ka pranua Marrëveshjen, por Serbia ka refuzuar ta nënshkruajë atë. Nuk ka marrëveshje pa pranimin dy palësh, përndryshe ajo konsiderohet inekzistente. Çështja fillon nga e para ose ndërpritet fare”, foli veprimtari.

Në fund, Zeqiraj shton që Serbia duhet të jep llogari për gjenocidin që ka kryer në Kosovë, duke përmendur këtu edhe personat që paguhen nga Beogradi për të destabilizuar vendin.

Kosova ka qenë viktimë, është vrarë e kallur nga soldateska serbo-sllave e tandemit Millosheviq-Vuçiq. Mendoni se sa vështirë është të bisedosh me një vrasës të pa dënuar dhe pa kërkuar falje për krimet e tij. Pjesë e kësaj pyetjeve është përgjigja: Themelimi i një Asociacioni të dytë multietnik në Kosovë. Kosova është dëshmuar për standarde sipërore, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, në trajtimin korrekt dhe me parësi për komunitetet pakica kombëtare.

Këtë e konfirmojnë përfaqësuesit e komunitetit turk, boshnjak dhe të tjerët. Së fundi, këtë të vërtetë absolute e pranojnë edhe komuniteti serb në Kosovë, duke e thënë, madje me zë të lartë, se: "Ndjehemi më të lirë dhe më të sigurtë në Kosovë, se sa në Serbi". BE-ja mund ta bëjë monitorimin e përhershëm të drejtave dhe të lirive të minoriteteve në Kosovë dhe do të bindet se dezinformatat serbo-ruse, për jetën e serbëve në Kosovë, janë shpifje groteske. Përjashtim bëjnë krerët e "Listës Serbe", dostat e Radojiçit dhe vasal të Vuçiqit, të cilët paguhen dyfish nga Beogradi zyrtar. Një zyrtare serbe, e zgjedhur e popullit, tha se "nuk ka qetësi në Kosovë, pa ndaluar pagesat e dyfishta, të cilat i bënë Beogradi zyrtar, për banditët e "Listës Serbe””, përfundoi Zeqiraj për “Bota sot”.

Read Entire Article