Nuk lexon njoftimin e deputetëve që e njohin për kryetar grupi, Bardhi përplaset me Felajn në Kuvend

1 year ago 12
Reklamë

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes Gazment Bardhit dhe zëvendëskryetares së Kuvendit Ermonela Felaj.

27 deputetë kanë dërguar njoftim se zgjedhin Bardhin kreun e grupit, por zëvendëskryetarja Ermonela Felaj nuk e lexoi. Kjo solli reagimin e Bardhit, i cili i tha se është e detyruar pasi kërkesa është paraqitur sipas rregullore..

Vërehet re që ka një replikë me kryetaren për çështjen e qëndrimit që kryetarja e kuvendit do të shpreh të formësuar mbi diskutimet mbi grupin. Këtë nuk e konsiderojmë një njoftim për ta lexuar në Kuvend.”-tha Felaj.

E para, ju nuk çmoni dot njoftimet Grupit të PD, detyra juaj është të lexoni njoftimet. Nuk ka asnjë replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren. Se kuptoj pse s’keni guxim ta lexoni. Thuhet në mbledhje është marrë ku vendin: Ju duhet të lexoni vendimin e grupit, s’kemi bërë replikë me kryetaren e Kuvendit. E kemi paraqitur sipas rregullores. Jeni e detyruar ta lexoni. Nuk jeni ju që interpretoni vendimet tona, ju thjesht informoni seancës.”-u përgjigj Bardhi.

Top Channel

Read Entire Article