Nuk ndahet i kënaqur më vendimet e Gjykatave të Kosovës – veprimtari paralajmëron padi në Strasburg

4 months ago 9

Veprimtari i çështjes kombëtare prof. Fahri Mahalla, i cili ka qenë edhe pjesë e fondit “Tre përqind” që nga themelimi i saj, thotë se kurrë nuk ka besua që Gjykata Speciale e Kosovës, dhe Prokuroria Themelore e Kosovës në këtë nivel që gjendet aktualisht.

Mahalla për gazetën “Bota sot”, ka folur për disa vendime të Gjykatës, të cilat i kemi edhe ne si redaksi, ku tregon në detaje se si funksionojnë ato.

Ai kërkon që të lexohen me kujdes vendimet e Gjykatës Speciale e Kosovës, Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Image

Vendimet

Mahalla thotë se ka premtuar që do të njofton publikun me këto vendime.

“Unë Fahri Mahalla, jam person zyrtar, jam zyrtarisht i kyçur. Nga themelimi i fondit të parë ‘Ndihma për Kosovën’. Dëshmi është. Procesverbali, Ekstrati i LDK-së, së Degës në Zvicër. Jam prezent edhe në mbylljen e fondit të 3% në Gjermani, aty ku ishin përfaqësusit e shteteve Evropiane, ku është paguar 3%, nëpër Banka, për shtetin e Kosovës. Unë Fahri Mahalla, jam person zyrtar, jo siç thotë Prokuroria Themelore e Kosovës në Prishtinë, unë jam person zyrtar, kam kërkue nga Gjykata Speciale e Kosovës, që ta shqyrtoj raportin financiar të Ministrit të Financave, Isa Mustafa, me eksperta të financave”, tregon ai.

Image

Vendimet

Tutje ai shprehet se, Gjykata e Speciale e Kosovës e ka shqyrtu  raportin financiar të Ministrit të Financave Isa Mustafa.

“Gjykata Speciale e Kosovës, raportin financiar të ministrit Isa Mustafa e ka shqyrtua me vendorët dhe me një ndërkombëtarë.  Gjykata Speciale ka konstatua, se kjo lëndë i përket Gjykatës Themelore dhe ia ka dërgue Gjykatës Themelore për shqyrtim. Prokuroria e gjykatës themelore e ka zvarrit me vite. Gjykata thamelore e ka marrë një vendim të pa logjikshëm. Unë Fahri Mahalla, nuk kam akuzua, por kam kërkua që raporti financiar i Isa Mustafës, të shqyrtohet me eksperta të Financave. Raporti financiar i Isa Mustafës la përfshirë të gjitha shtetet e botës, ku kanë paguar mërgimtarët, kudo nëpër Bankat e shteteve Evroiane. E kam cek se Raportit i mungon raporti i Bankave. Shifrat e shkruara në raportin finaciar, të Isa Mustafës duhet të përputhen me Raportin e Bankave”, thotë ai.

Image

Vendimet

Profesori tutje tregon se, nëse shifrat e raportit financiar, nuk përputhen me Raportin e bankave, raporti financiar nuk është i pranueshëm.

“Veprimtarë të çështjes kombëtare, ju kam premtua, se me vendimet e Gjykatës Speciale dhe të Gjykatë Themelore të Prishtinës, do të ju njoftojë. Kosova është e pranuar si shtet nga 117 shtete të botës. Prokuria e Gjykatës themelore në Prishtinë ende punon me ligjet e Serbisë dhe të ish Jugosllavisë. Lexoni vendimet, dhe do ta kuptoni të vërtetën. Vendimi i Prokurisë themelore është jo i drejtë, dhe i papranushëm. Procedura do të vazhdoj në Gykatën ndërkombëtare në Strasburg”, përfundon Fahri Mahalla.

Image

Vendimet

Image

Vendimet

Image

Vendimet

Image

Vendimet

comment

Read Entire Article