“Nuk ndjeva asgjë” – Onana përqesh atmosferën në “Anfield” pas ndeshjes

10 months ago 45

Portieri i Manchester United, Andre Onana, e ka “përqeshur” atmosferën e famshme në “Anfield”, pasi mbajti portën e pastër ndaj Liverpoolit.

Kjo ishte hera e gjashtë që Onana mban portën e pastër në Ligën Premier, teksa pas 90 minutave rezultati ishte i barabartë 0-0.

Liverpool në fakt kishte dominim absolut në këtë ndeshje, por ishte pikërisht Onana “fajtori” kryesor pse “Të Kuqtë” nuk morën sot tri pikët në këtë sfidë.

Kur u pyet për atmosferën në “Anfield” nga gazetarët pas ndeshjes, Onana tha: “Unë nuk ndjeva asgjë”.

Atmosfera e zbehtë në stadium ishte diçka për të cilën kishte folur edhe ish-mbrojtësi i United, Gary Neville, i cili e cilësoi atë si atmosferën më të keqe ndonjëherë.

“Atmosfera ishte më e keqja që kam parë ndonjëherë në Anfield”, ka thënë shkurtimisht Neville.

Liverpool kishte mundësinë e artë që në rast fitoreje, të rrëmbente kreun e tabelës, por ky barazim bëri që ata të mbesin në pozitën e dytë me 38 pikë, një më pak se lideri Arsenali që ka 39 sosh.

Klopp në anën tjetër, shpreson që të llogarisë në tifozët e tij edhe gjatë ndeshjes me Arsenalin vikendin e ardhshëm e cila padyshim do garantojë spektakël për shkak të gjendjes në tabelë.

Në anën tjetër, Manchester United do të ketë punë të vështirë edhe xhiron e ardhshme për shkak se do të përballet me West Hamin në udhëtim./Telegrafi/

Read Entire Article