Nxjerrja e naftës me avull/ Kompania Bankers prezanton testet pilot në zonën Patos-Marinzë

8 months ago 35
Reklamë

Pas pesë vitesh kërkime, kompania Bankers ka prezantuar rezultatet e testeve pilot që zhvilloi në fushën e naftës së Patos-Marinzës.

Rezultate premtuese këto që I hapin rrugë një kapitulli të ri transformues në fushën e teknologjisë së re të prodhimit të naftës nga injektimi me avull.

“Studimi ynë gjithëpërfshirës zbulon se shtresa e Goranit në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës përmban më shumë se 50 milionë tonë rezerva nafte, duke e bërë atë një potencial kryesor për projektin e injektimit të avullit. Duke parashikuar zbatimin me sukses të planit tonë të zhvillimit termal, ne parashikojmë një rritje vjetore të dukshme prej 5% -15% të prodhimit total të fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës nga viti 2025 deri në vitin 2029. Deri në vitin 2029, ne parashikojmë që prodhimi total vjetor i fushës së Patos-Marinzës të kalojë 800,000 ton naftë”, tha Huanqin Xiao – CEO, Bankers Petroleum.

 Ky projekt nëndrejtorit të përgjithshëm të Bankers tregon angazhimin e kompanisë ndaj inovacionit dhe qëndrueshmërisë.

“Ky projekt është një mundësi shumë e mirë për të rigjallëruar fushën e vjetëruar të Patos-Marinzës. Që nga viti 2017 deri më sot ne kemi bërë kërkime për këtë teknologji dhe ne tashmë jemi të bindur që kjo do t’I shërbejë të ardhmes. Në vitin e fundit, 2023-2024 do të investojmë 20 milionë dollarë për projektin e avullit. Kjo gjë do të sjellë benefite jo vetëm për kompaninë por edhe vendin”, tha Desheng Ma, Nëndrejtor i Përgjithshëm,  Bankers Petroleum.

Një tjetër projekt i rëndësishëm që kjo kompani kërkon të fillojë vitin e ardhshëm është ndërtimi i një impianti për trajtimin e mbetjeve të naftës, me qëllim që t’i jap zgjidhe të përhershme problemeve ekologjike në këtë zonë. Plani tashmë është hartuar dhe pritet vetëm miratimi nga autoritetet shtetërore.

Top Channel

Read Entire Article