“NYT” për Kosovën: Pse SHBA dhe BE kërkojnë largimin e ushtarëve serbë nga kufiri

1 year ago 19
21:23 30/09/2023

“Zyrtarët amerikanë deklarojnë se qëndrimi i ushtarëve serbë përgjatë kufirit me Kosovën, tensionojnë situatën”

Prestigjozja “The New York Times”  i ka dedikuar një artikullt të gjatë situatës në veriun e Kosovës dhe për kërkesën e SHBA dhe BE për tërheqjen e trupave serbe përgjatë kufirit.

Media amerikane ka cituar deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë të cilët u kërkojnë dy vendeve të përmbahen dhe tensionet të zgjidhen në tryezën e dialogut.

Po ashtu, “The New York Times”  shkruan se veriu i Kosovës ka qenë një nga pikat e nxehta të tensioneve me Serbinë, ndërsa liderët e të dy vendeve kanë akuzuar njëri-tjetrin për situatën e krijuar.

Pestigjiozja shkruan se sasia e madhe e armëve të gjetura në veri paraqet një kërcënim të madh ndaj Kosovës, por edhe trupave ndërkombëtare.

Më tej, “The New York Times” shkruan edhe për Milan Radoiçiç, i cili mori përgjegjësi për sulmin, ndërsa citon qëndrimin e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për ish-nënkryetarin e Listës Serbe.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article