“O kriminel, hajdut”/ Protesta e demokratëve zhvendoset para selisë së PS

9 months ago 28
10:16 27/12/2023

Protesta e demokratëve e udhëhequr nga Sali Berisha u zhvendos përpara godinës së selisë së Partisë Socialiste.

Në fjalën që mbajti përpara Gjykatës së Lartë ku demokratët protestuan në pritje të vendimit për vulën e PD, Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka vendosur diktaturë moderne në Shqipëri, njësoj si në Rusi e Bjellorusi, siç u shpreh vetë ai.

Më pas turma qëndroi për disa minuta para selisë së PS, të cilën Berisha e quajti “selia e krimit”.

Protestuesit demokratë shpërthyen në akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama.

“O kriminel, o hajdut, qeveri e drogës”, thanë ata ndër të tjera.

Ndërkohë, forca të shtuara policore qëndronin para selisë së PS, si dhe shoqëronin marshimin e demokratëve për të garantuar rendin dhe sigurinë.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article