“O lepurush!”, deputetët e PD përplasen me Gardën. “Plas” ironia mes Baçit dhe Spiropalit

10 months ago 17
09:54 07/12/2023

Opozita vijon me aksionin e saj për të bllokuar vijimin normal të punimeve. Fillimisht ata kanë tentuar që të bllokojnë foltoren ku janë përplasur me gardistët.

Janë vetë deputetët demokratë që futen live në rrjetet sociale për të treguar situatën në Kuvend. Mes këtyre situatave ka edhe nga ato ku përdoret ironia mes demokratëve dhe socialistëve.

Elisa Spiropali: Luan je kameramani më i talentuar që ka nxjerr kuvendi.

Luan Baçi: Të falenderoj për komplimentin Elisa. Sidomos kameran time po e zbukuroni shumë.

Të tjerë deputetë kërkojnë të mos preken nga gardistët.

Deputeti i PD: O lepurush, o lepurush, o lepurush. Ça ka që gërmon ai mo?

Gardisti: E ke të mbyllur o shef.

Deputeti i PD: Fol pra, është e mbyllur.

Gardisti: Është e mbyllur.

Deputeti i PD: Gjuhën e ke me fol?

Gardisti: Është e mbyllur me çelës.

Luan Baçi: Është e mbyllur me çelës? Po me dorë kë prekni./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article