“O mosni burra se e vratë Kosovën”/ Kjo ishte thirrja e Kurtit drejtuar PDK-së dhe LDK-së!

1 month ago 13
Reklamë

Politika

Nga: N. Sh. Më: 29 korrik 2024 Në ora: 23:41

Albin Kurti

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka kritikuar PDK-në dhe LDK-në për kritikat ndaj qeverisë Kurti.

Geci thotë se, kryeministri aktual, Albin Kurti ishte prijës i protestave në rrugë, atëherë kur sipas tij, tradhtarët ishin në aksion për ta nënshkruar Republikën Serbe të veriut.

“Atëherë kur u miratuan ekstra territoret për manastiret serbe, atëherë kur tradhtarët e vrisnin Kosovën pamëshirshëm si në kohën e Rankoviçit, ai protestonte, bërtiste, lemeritej e bënte gallatë deri në kupë të qiellit: “O mosni burra e gra se e vratë Kosovën!””, thotë Geci.

Sipas tij, atëherë edhe sot kur ndërkombëtarët ishin garantues dhe kjo punë kishte mbaruar, edhe sot këto marrëveshje të miratuara nga institucionet legjitime të asaj kohe, gjithashtu po kërkohen nga po të njëjtit ndërmjetësues ndërkombëtarë që nënshkrimi i asociacionit të asaj kohe të zbatohet dhe urgjentisht të jetësohet Zajednica e tyre.

“Kryeministri Kurti, duke mos gjetur rrugëdalje tjetër nga trysnia ndërkombëtare, po e thërret PDK-në: “Eja dhe haje... që vetë e ke bërë!” Dhe kjo nëse ndodh, mua pikërisht po më pëlqen, ngase Memli e shijon fort … e shefit të tij Polarit!”, përfundon Geci.

comment

Read Entire Article