Oferta për transferimin tek Real Madrid, sot afati i fundit për Mbappe

8 months ago 8
Reklamë
17:37 16/01/2024

Koha mbaroi, 16 Janari ishte edhe data e fundit që Real Madrid i kishte vënë futbollistit Kylian Mbappe, si kohë për të dhënë një përgjigje nëse sezonin e ardhshëm do të pranonte transferimin.

Siç thekson tani gazeta franceze L’Équipe, Real Madridi i ka kërkuar Mbappes garanci me shkrim, në rast se përgjigjia do të ishte t’i bashkohej skuadrës së Ancelottit. Madrilenët synojnë të shmangin një tjetër zhgënjim si ai i vitit të shkuar.

Florentino nuk dëshiron t’i ndodhë e njëjta gjë dhe nëse lojtari më në fund dëshiron të veshë fanellën e bardhë, duhet ta garantojë me shkrim sa më parë. Por ka të dhëna kontradiktore. Ndoshta vetë Mbappe ndodhet në një presion nga të dyja anët.

Madrilenët janë të bindur se Mbappé dëshiron të largohet nga Parisi dhe t’i bashkohet në verë. Nga Franca vazhdojnë të sigurojnë se Mbappé do ta japë përgjigjen në fazën e fundit të Champions League, pas afro një muaji.

Një gjë është e sigurtë kjo do të jetë mundësia e fundit që Mbappe do të ketë për t’u bërë lojtar i Real Madrid. Mbappé nuk është më një domosdoshmëri, siç ishte dy sezone më parë, pas nivelit të lartë që po tregojnë Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham. Endrick mbërrin në verë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article