OKB: Miratohet rezoluta për urrejtjen fetare pas djegies së Kuranit në Suedi

1 year ago 26
Reklamë

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut miratoi sot një rezolutë të diskutueshme mbi urrejtjen fetare pas djegies së një kopje të Kuranit në Suedi.

Vendimi u kundërshtua nga SHBA dhe BE, të cilat thanë se binte ndesh me qëndrimet e tyre për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes.

28 vende votuan pro, 12 kundër dhe 7 vende abstenuan.

Mocioni, i paraqitur nga Pakistani në përgjigje të incidentit të muajit të kaluar, synonte të miratonte rezolutën në mënyrë që shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, të mund të lëshonte një raport mbi këtë çështje dhe t’u bënte thirrje shteteve të rishikojnë ligjet e tyre dhe të plotësojnë boshllëqet që mund të “pengojnë parandalimin dhe ndjekja penale e akteve dhe nxitja e urrejtjes fetare”.

Top Channel

Read Entire Article