OKB “tronditi” Serbinë/ Profesori: Ja çfarë bënë Vuçiq dhe Dodik pas miratimit të rezolutës!

4 months ago 13

“Dita Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë” u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 23 maj.

Për Rezolutën votuan 84 vende, 19 ishin kundër, ndërsa 68 abstenuan.

Miratimi i rezolutës u kundërshtua më së shumti nga Serbia dhe Rusia.

Derisa, edhe Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, e mohojnë gjenocidin.

Profesori nga Presheva, Refik Hasani në një pronocnim për “Bota sot”, ka thënë se pas kësaj Vuçiq dhe Dodik caktuan datën 8 qershor ta mbajnë një miting në Beograd.

Sipas tij, me këtë miting ata do të mundohen të paraqesin serbët si viktima dhe që nuk ndjehen në faj.

“Më datën 23 të këtij muaji Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpalli 11 korrikun “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”.

Menjëherë pasi kësaj Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiç dhe kreu i “Republika Srprska”, Millorad Dodik, kanë caktuar më datën 8 qershor të muajit tjetër, në një miting në Beograd.

Kujtojmë se një mitingu i ngjashëm ishte mbajtur më datën 18 prill të muajit që shkoi, në qytetin Banja Lluka të etnitetit e quajtur Republika Srpska, të Republikës së Bosnjë Hercegovinës, ky ishte para rezolutës së planifikuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-ës.

Mitingu i caktuar i radhës, mundohen të paraqesin se serbët ku do qoshfin në ish-hapësirat e RSFJ-së, nuk ndjejnë, asnjë faj dhe të paraqiten si viktima”, deklaron ai.

Më tej, thotë se Bosnja, Kroacia por edhe Kosova duhet sa më parë të nisin përgatitjet për pandi kundër Serbisë.

Ai shton, se mitingjet serbe po tregojnë se ajo po shkon kah avazi i vjetër.

“Miratimi i rezolutës ku është shpallur 11 korriku “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të 1995 në Srebrenic”, pas kësaj rezolute që Bosnjë Hercegovina, e Kroacinë të insistojnë sa më parë në shqyrtimin e padisë ndaj Serbisë.

Në këtë rast edhe Kosova do të duhej intesifikuar në përgatitjen, sa më parë të parë të fillohet në përpilimin dhe dorëzimi e padisë, në gjyqin ndërkombëtar, që do përgaditet duke kalkuluar dëmet e shprehura në valutën $ në miliarda, bilion e trilon dëme të shkaktuara.

Vazhdimi i mbajtjes së mitingjeve njëherë më datën 18 prill, në Banja Lluka, e paralajmërimi për datën 8 qershor, në Beograd, brenda më pak se dy muaj-dy mitingje, flet që Serbia, është kah vazhdon me avazin e vjetër”, përfundon ai.

Read Entire Article