OKC marrin fitoren e pestë radhazi dhe janë lider të ri në Konferencën e Perëndimit

8 months ago 7

Oklahoma City Thunder ka marrë fitoren e pestë radhazi në NBA dhe tani janë lider të ri në Konferencën e Perëndimit.

Te udhëhequr nga fundori fantastik kanadez Shai Gilgeous-Alexander, OKC kanë triumfuar në udhëtim te New Orleans Pelicnas me 24 pikë diferencë 83:107.

Më meritori te skuadra fituese ishte fundori kanadez Shai Gilgeous-Alexander  me 31 pikë, katër kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Chet Holmgren me 20 pikë e 13 kërcime, derisa Williams e përfundoi ndeshjen me 15 pikë të tjera.

The East:

– Cavs win and move into 4th
– Pacers win, sit in 6th

For more, download the NBA App:
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/ixTPUOvfPF

— NBA (@NBA) January 27, 2024

Jonas Valenciunas dhe Herbert Jones ishin më të dalluarit te skuadra vendase me nga 14 pikë, por që nuk mjaftuan për t’i bërë ballë mysafirëve në top formë.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe Los Angeles Clippers që ka triumfuar në udhëtim te Toronto Raptors me 20 pikë diferencë 107:127.

James Harden ishte fantastik duke arritur ‘Triple-Double’ prej 22 pikëve, 10 kërcimeve e 13 asistimeve ishte më meritori për fitoren e skuadrës nga Kalifornia. /Telegrafi/

Read Entire Article